Spanjë| Ekipi Kombëtar i Futbollit të burrave dënon sjelljen e Rubiales
Ekipi kombëtar i burrave i Spanjës e dënoi të hënën “sjelljen e papranueshme” të shefit të pezulluar të futbollit spanjoll, Luis Rubiales, për shkak të puthjes famëkeqe në Kupën e Botës.
Rubiales, 46 vjeç, çuditërisht nuk ka pranuar të japë dorëheqje si president i Federatës së Futbollit të Spanjës (FFS), pasi e puthi me forcë në buzë futbollisten Jenni Hermoso, gjatë prezantimit të trofeut të Kupës së Botës së grave, të cilën Spanja e fitoi muajin e kaluar.
Sulmuesi i Atletico Madridit, Alvaro Mortata, e lexoi deklaratën në emër të gjithë ekipit kombëtar, duke e uruar ekipin kombëtar të grave për arritjen historike.
Ai tha se ekipi i burrave “shpreh solidaritetin me futbollistet dhe shprehu keqardhje që suksesi i tyre u prish” nga Rubiales në ceremoninë e ndarjes së trofeut më 20 gusht në Australi.
Morata shtoi: “Ne duam ta dënojmë sjelljen e papranueshme të Rubailes, i cili nuk e ka vepruar sipas institucionit të cilin e përfaqëson”.
“Ne jemi fuqishëm në anën e vlerave të ruajtura në këtë sport. Futbolli spanjoll duhet të jetë burim i respektit, frymëzimit, gjithpërfshirjes, shumëllojshmërisë, dhe duhet të jetë shembull në sjellje brenda dhe jashtë fushës”, shtoi ai.
Hermosh i është bashkuar një greve të madhe të futbollisteve, duke thënë se ajo nuk ishte pajtuar për puthjen.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura