Kryebashkiaku i Tropojës në SPAK, avokati: Jo vetëm ka favorizuar, edhe ka zaptuar

5 Shtator 2023 | 10:26

Avokati Arben Llangozi komentoi në një intervistë për Euronews Albania kallëzimin në SPAK të banorëve të Njësisë Administrative Fierzë për kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexh Byberajn.

Sipas banorëve të zonës, kryebashkiaku i Tropojës ka favorizuar kushurinjtë e tij në lidhje me një gurore në zonë, në kundërshtim të hapur të ligjit për konfliktin e interesit.

Llangozi tregoi se vetë subjekti nuk ka asnjë lloj leje ndërtimi apo dokumentacioni për mënyrën si e ka fituar pronësinë për zhvillimin e një leje.

“Janë 1200 banorë që janë kundër krijimit të kësaj vepre në atë vend. 320 janë personat që deri tani kanë firmosur kundër kryetarit të bashkisë sepse kallëzimi duhej emergjent dhe duhet të ishte bërë në një kohë sa më të shkurtër,” – u shpreh avokati i banorëve.

Llangozi shtoi se zona është shumë e bukur dhe po shkatërrohet nga të afërmit e Byberajt të cilët s’janë mbështetur në asnjë pikë ligjore.

Ai shtoi se dyshojnë që dhe shefi komisariatit ka shpërdoruar detyrën lidhur me këtë çështje duke ofruar favore. Sipas avokatit, problemi nuk qëndron vetëm te favorizimi që i është bërë të afërmve të kryebashkiakut, por edhe te zaptimi i territorit pa asnjë dokumentacion.

“Në bazë të ankesave që ne kemi bërë ditën e djeshme, institucionet e shtetit shqiptar, për herë të parë ka funksionuar IKMT-ja dhe ka vendosur prishjen dhe rrëzimin. Ka rreth 1 javë që i kemi dërguar shkresë IKMT-së dhe ka ndërhyrë menjëherë duke vendosur gjobë. Ndoshta është dhe fuqia e SPAK-ut që aktualisht po vepron mbi institucionet ose drejtuesit e institucioneve të shtetit shqiptar që kanë shkelur ligjin,” – u shpreh Llangozi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026