Spahiu sulmon 37 deputetët: Ju votuat përjashtimin e Berishës 2 vjet më parë
Juisti Kreshnik Spahiu ishte këtë të martë i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” për të folur rreth Bashkimit të dy grupimeve demokrate, atij të Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha dhe grupimit mbështetës të Gazment Bardhit.
Spahu tha se 37 deputetë nga ata 43 që ishin të pranishëm në mbledhje 2 vite më parë kanë votuar përjashtimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike. Ai tha se bashkimi i grupit parlamentar do të ishte një lajm shumë i mirë, por këtë e zhbën prezenca e Berishës.
“Doja të sqaronim një moment ligjor shumë të rëndësishëm që lidhet sot me moralin politik, institucional dhe ligjor të këtyre 37 deputetëve të cilët kanë marrë dy vendime të rëndësishme juridike në shtator të 2021 dhe në 20 janar të 2022.
Vendimi i parë është përjashtimi i Sali Berishës nga Grupi parlamentar. Vendimi i dytë ishte përjashtimi i Berishës edhe si anëtar i partisë demokratike. Sali Berisha juridikisht figuron nga këta deputet i përjashtuar nga ajo parti. Sot bashkimi i grupit parlamentar është një lajm shumë i rëndësishëm, por të gjithën e zhbën prezenca e njeriut të përjashtuar”,-tha juristi Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut