Kush flet në parlament? Daci: Vetëm 3 zëra dëgjohen, ka deputetë që vijnë me pizhama

6 Shtator 2023 | 13:31

Alban Daci, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ishte këtë të mërkurë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur për zhvillimet e fundit në kampin opozitar.

Sipas tij  në 9 shtator, Partia Demokratike do të mbyllë ciklin e riorganizimit të saj dhe do ketë masa edhe për deputetët që nuk respektuan statutin e Partisë Demokratike. Ai tha se pas kësaj betejën në parlament do e drejtojë Lulzim Basha, pasi ai ka gjithë kapacitetin dhe përvojën për ta bërë këtë gjë.

“Në 9 shtator do mblidhet Këshilli kombëetar i cili mbyll ciklin e riformatimit, të riorganizimit të Partisë Demokratike, pasi zgjodhëm kryetsarin, ndryshuam statutin, i cili ka një prejambul të mirëfilltë të qendrës së djathtë që i kishte munguar partisë Demokratike.

Ka një ekuilibër dhe një ndarje më të mirë, i jep më shumë zë vendimmarrjes së anëtarësisë së Partisë Demokratike, u plotësuan vendet vakante siç e parashikon statuti në lidhje me Këshillin Kombëtar dhe do zgjidhet kryesia dhe anëtarët e rinj dhe mbyllet cikli i riorganizimit të Partisë Demokratike. Do të vinë edhe masa për të gjithë ata që kanë shkelur statutin”,-tha Alban Daci.

I pyetur se kush do e bëjë betejën në parlament, Alban Daci tha se në atë parlament gjithnjë kanë folur dhe janë dëgjuar vetëm tre persona, Basha, Rama dhe Berisha, ndërsa shtoi me humor se ka parë në parlament edhe deputetë që kanë shkuar me pizhama për të votuar ligje që s’i aknë ditur ç’ishin.

“Sa i përket deputetëve, ne në atë sallë kemi pasur shurdhë, memec, njerëz që i bien çiftelisë, këndojnë,. Por nuk kanë folur kurrë në parlament. Me këtë analizë që kemi në atë parlament historikisht tre persona kanë folur, Basha, Berisha dhe Rama. Unë kam parë persona që kanë ardhur në dy të natës me pizhama për të votuar reformën në drejtësi sepse kryetarët e partive u çonin mesazh. E s’e kanë pasur idenë ç’ishte reforma”,-tha Alban Daci.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026