Regjistrimet në konvikte/ 4600 shtretër vetëm në qytet studenti
Regjistrimet për tu akomoduar në qytetin studenti janë çelur prej 4 shtatorit. Ato po zhvillohen nëpërmjet platformës online për të shmangur kështu ecejaket e studentëve.
Në një intervistë për Euronews Albania drejtoresha e konvikteve Anila Shehu na rrëfen se kërkesa për një dhomë konvikti është e lartë.
“Është viti i 3 që ne kemi ndërtuar në aplikacion online për t’ia bërë më të thjesht studentit për të shmangur dhe një shpenzim dhe për të rritur transparencën mes nesh. Jemi drejt përmbushjes, ne kemi 4600 studentë kapacitet dhe deri tani jemi tek 3500 e ca bishta regjistrime”
Ajo çfarë duket qartë janë kushte e përmirësuar në godinat e studentëve, ndërsa për ta mundësia e pagesës është fleksibël.
“Pagesa variojnë nga 45 deri në 55 mijë lekë të vjetra në muaj. Studenti sipas mundësisë financiare kërkon ta paguaj, të gjithë, dy muaj, çdo muaj, me këst”- tha Shehu.
Kërkesa më e lartë mbetet për godinat që kanë përfituar një rikonstruksion tërësor, por drejtoresha sqaron se asnjë godinë nuk ka mbetur pa u përmirësuar.
Rezervimet online për studentët do të jenë të hapura gjatë gjithë vitit akedemik, ndërkohë që për t’u regjistruar duhet karta e studentit, vërtetim fakulteti, kartë identiteti, 2 foto dhe mandatin e pagesës.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik