Pogradeci, kryeqendra e sportit| Në 2024 kampionati botëror i Formula1 H2O

7 Shtator 2023 | 16:02

Shqipëria ka arritur të sigurojë kampionatin botëror të Formula 1 në ujë për vitin e ardhshëm, ndërsa i gjithë kompeticioni do të zhvillohet në qytetin e Pogradecit. Vendi ynë ka firmosur marrëveshjen me përfaqësues të këtij kompeticioni i cili do të zhvillohet në muajin korrik. Jo vetëm në aspektin sportive, por F1H2O pritet të ketë një ndikim të drejtpërdrejt edhe në turizmin dhe ekonominë e vendit.

F1 H2O i ka fillesat në vitin 1981, ndërsa vit pas viti ka fituar popullaritet në botë. Padyshim cilësohet si një ndër sportet më spektakolare dhe emocionuese, por natyrisht dhe më të rrezikshmet. Në sezonin e fundit marrin pjesë 10 skuadra, të përfaqësuara nga 20 garues. Mesatarisht një garë e kampionatit botëror të Formula 1 në ujë zgjat rreth 45 minuta, ndërsa mjetet lundruese arrijnë një shpejtësi mbi 200 km në orë.

Ato garojnë në disiplina të ndara, konkretisht motorët e ujit e në anën tjetër skafet. Vendet organizatore duhet të marrin të gjithë masat, përgjatë gjithë kompeticionit. Kampionati në fjalë është mbajtur në vende të zhvilluara si Italia, Franca, Spanja apo Abu Dabi, ndërsa tanimë është radha e Shqipërisë. Nga 1-7 korrik të 2024-ës, Pogradeci do të jetë kryeqendra e sportit, ku 43 skuadra do të marrin pjesë në F1H2O.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026