Përballja Kosovë-Zvicër e veçantë për Shaqirin: Ëndërr të luaj në vendlindje

8 Shtator 2023 | 09:23

Ndeshja e 115 në karrierë me Zvicrën do të jetë speciale për Xherdan Shaqirin, pasi që do të përballet me Kosovën, në vendlindjen e tij. Kosova do ta zhvillojë ndeshjen ndaj Zvicrës të shtunën në “Fadil Vokrri” në orën 20:45, përballje kjo e vlefshme për kualifikimet e Evropianit, Euro 2024.

Për Xherdan Xhaqirin ndeshja kundër Kosovës është shumë e veçantë. Dy ditë para fillimit të saj ai mezi pret që të udhëtojë për në Prishtinë.

“Do të jetë një lojë e veçantë”, ka pranuar Shaqiri.

“Mezi pres të jem në fushën ku kam lindur. Ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja. Është e mrekullueshme që mund ta përjetoj këtë me kombëtaren e Zvicrës”, ka thënë Shaqiri duke pohuar se pritjet për këtë ndeshje janë të mëdha.

“Disa anëtarë të familjes që janë atje do të më shohin për herë të parë duke luajtur. Shpresoj që ata të jenë me mua në këtë ndeshje dhe për Zvicrën”, ka thënë ai.

Para ndeshjes kundër Kosovës, Shaqiri ka treguar se shumë njerëz i kanë shkruar që ai mos të shënojë gol Kosovës, por që ai tha se do të jap gjithçka për Zvicrën.

“Shumë njerëz më kanë shkruar mua që mos të shënojë gol. Unë jam një futbollist, dhe unë do të jap gjithçka për Zvicrën. Por unë nuk do të festojë nëse shënojë gol për shkak të respektit që kam për Kosovën, shokët e mi të skuadrës duhet ta bëjnë atë për mua”, tha Shaqiri.

Më tej, Shaqiri tha se pret që të ketë një pritje të mirë në “Fadil Vokrri”, por edhe vërshëllima nga disa njerëz në stadium.

“Jam i bindur se do të kemi një pritje pozitive. Sigurisht që nuk duhet të kemi frikë se mos sulmohemi në para ndeshjes. Por duhet të presim fishkëllima nga një përqindje e vogël e njerëzve”, tha më tej Shaqiri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit nga diaspora do ta gdhijnë para Kryeministrisë, detajet çfarë pritet të ndodhë në protestë

Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan protestës së kësaj të shtune në Tiranë, kanë vendosur që ta kalojnë natën në sheshin para...
21:35 | 20/06/2026

Flamur i madh te Piramida në Tiranë, qytetarët ndjekin nga lart protestën (VIDEO)

Qytetarë të shumtë janë mbledhur këtë të shtunë në qendër të Tiranës në kuadër të protestës së 21-të qytetare, ndërsa një pjesë e protestuesve kanë...
20:56 | 20/06/2026

Aktivisti Arben Kola flet nga protesta: Qëndresa do të vazhdojë deri në largimin e qeverisë

Protestës së kësaj të shtune, e cila ka hyrë në ditën e saj të 21-të, i janë bashkuar edhe shqiptarë nga diaspora, duke rritur ndjeshëm...
20:30 | 20/06/2026