Dyndje e tifozëve, specialisti i trafikut Baka: Nuk pati incidente gjatë ndeshjes

11 Shtator 2023 | 09:34

Gerhard Baka, specialist i trafikut rrugor i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, tregoi si ishte situata mbrëmjen e djeshme ku dhe u zhvillua ndeshja Shqipëri-Poloni, ku kuqezinjtë arritën në rezultatin 2-0.

Ai tha se mbrëmjen e djeshme nuk kishte incidente por as aksidente rrugore, ndërsa shtoi se forcat policore ishin plotësisht të angazhuara për menaxhimin e situatës.

Më tej Baka tha se policia ka punuar me kapacitet të plotë deri në orën 2  të mëngjesit ndërsa më pas situata është kthyer normalitet dhe efektivët kanë vijuar punën e tyre normalisht.

“Për hir të së vërtetës pati një dyndje tifozësh në rrugët kryesore të kryeqytetit por që nuk kemi pasur incidente. Vlen të theksohet se përveç se disa konflikteve të momentit të tifozëve. Nuk ka pasur aksidente. Shërbimet kanë qenë deri në orën 2 të mëngjesit, deri sa  çdo gjë është kthyer në normalitet. Ka pasur dyndje të tifozëve por s’ka pasur incidente. Pas orës 2 shërbimet e policisë  rrugore kanë vazhduar aktivitetin e tyre të përnatshëm, ku kanë bërë kontrolle dhe testet e alkoolit”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU” 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024