Escobar: Dorëheqja e kryetarëve në Veri, do ishte rruga më e shpejtë dhe më e lehtë

13 Shtator 2023 | 09:56

Në prag të takimit ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, i tha Zërit të Amerikës të martën se pret nga palët të marrin seriozisht detyrimet e tyre, të dala nga marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe të fillojnë përmbushjen e tyre për të shënuar përparim në zbatimin e saj.

Edhe pse ne prag të këtij takimi pati një bisede telefonike mes Kurtit dhe Escoar, zyrtari i lartë lartë të DASH tha se nuk ka marrë asnjë zotim nga Kurti për zbatimin e marrveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

“Ne duam zotim konkret për fillimin e zbatimit të marrëveshjes. Dhe sa i përket Kosovës, kjo përfshin prezantimin e draftit të asociacionit për komunat me shumicë serbe. Ai nuk u zotua për ta bërë këtë gjë. Ai, në thelb, u zotua të shkonte në Bruksel dhe të ishte i pranishëm në takime, por asgjë përtej kësaj”-tha ai.

I pyetur se cilat do të jenë pasojat nëse palët nuk e shfrytëzojnë këtë mundësi që u është dhënë Gabriel Escobar tha se tashmë po fillojmë t’i shohim pasojat. masat që BE-ja ka vendosur, për të mos vazhduar me disa nga mekanizmat e anëtarësimit, janë mjaft serioze. Edhe për Serbinë, do të jetë po kështu. Por, për Kosovën – mundësitë për njohje të reja, për konferencë donatorësh, për dialog strategjik dypalësh me Shtetet e Bashkuara dhe për një marrëdhënie të afërt me NATO-n, fatkeqësisht, nëse nuk shënojmë përparim, do ta humbim këtë (mundësi) këtë vit. Edhe për Serbinë do të jetë shumë e ngjashme. Bashkimi Evropian do të dëshirojë të shohë shenja më të qarta nga Serbia se është e interesuar ta zbatojë këtë marrëveshje të normalizimit ndërkohë që vendos për përparimin e Serbisë në rrugën e saj drejt integrimit.

Lidhur me kritikat që thonë se Perëndimi po ndjek një politikë lehtësuese ndaj Serbisë escobar e konsideroj te  gabuar. Që me Ohrin, ne kemi njohur autoritetin e Kosovës dhe të drejtën e Kosovës të mbajë zgjedhje. Kemi njohur rezultatin e zgjedhjeve, pavarësisht pjesëmarrjes në zgjedhje prej 3 për qind (të votuesve). Njohëm autoritetin e kryetarëve pasi kishin marrë detyrat. Mirëpritëm aplikimin për (anëtarësim) në Këshillin e Evropës dhe liberalizimin e vizave. Asnjëra nga këto nuk mbështeten nga Serbia. Në fakt, të gjitha kundërshtohen në mënyrë aktive nga Serbia. Dhe mbi të gjitha, ne vendosëm sanksione ndaj shefit të shërbimit të zbulimit të Serbisë. Prandaj, dua t’i pyes kritikët se kur kemi qenë në favor të Serbisë. Është tërësisht gabim. Është keqinformim.

I pyetur nese zgjedhjet e paralajmeruara ne serbi mund te ndikojne ne një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë
Gabriel Escobar tha se kjo nuk duhej te ndodhte pasi marrëveshja nuk është ndërmjet Vuçiçit dhe Kurtit. Marrëveshja është ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe ato marrëveshje mbeten në fuqi pavarësisht se cili udhëheqës është në pushtet.

Escobar ka ripersëritur apelin ndaj qeverisë së Kosovës për të bashkërenduar me faktorin ndërkombëtar.

“Shpresojmë që qeveria e Kosovës do ta konsiderojë bashkësinë ndërkombëtare, dhe në veçanti NATO-n, si partner të rëndësishëm me të cilin duhet të këshillohet dhe koordinohet. Absolutisht që e mendojmë kështu. Dhe do të vazhdojmë të kërkojmë nga qeveria e Kosovës të mbajë komunikim të afërt me NATO-n dhe KFOR-in në terren. Mendoj se është shumë e rëndësishme për të parandaluar ndonjë përllogaritje të gabuar.

Sa i përket peticionit për të çuar zgjedhje të reja në Veri, Escobar tha se doni të keni zgjedhje të reja me pjesëmarrjen e serbëve, mendoj se dorëheqjet janë rruga më e shpejtë, më e lehtë. Peticioni si nismë nuk është provuar ndonjëherë më parë. Në fakt, nuk ekzistojnë shumë nga rregulloret dhe ligjet për këtë. Megjithatë, po kërkojmë për çfarëdo mundësie brenda Kushtetutës, që do të mundësonte mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026