Lita: Takimet Berisha-Bardhi show politik, gabimi që bën për zgjedhjet në Kukës
Gazetari Lavdrim Lita ka komentuar takimin e ditës së sotme mes Sali Berishës dhe Gazment Bardhit, ku sipas tij në këtë mbledhje asgjë nuk do të ndodh.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se ata po bëjnë show politik, duke shtuar se asnjë bashkim nuk po ndodh mes palëve.
Më tej ai tregoi dhe gabimin që bën dy palët opozitare me zgjedhjet në Kukës.
“Në takimin e Berishës dhe Bardhit nuk do t ndodh asgjë. Deri më tani kemi një show politik të shoqatës politike Berisha-Bardhi. Nuk ka një shkrirje vërtikale apo horizontale të deputetëve. Besoj se kjo është më shumë për të krijuar idenë se Berisha ka mbështetje të madhe të deputetëve. Në rastin e Kukësit ka pasur bisedime mes palëve për të gjetur një kandidar konsensual, përmes primareve tre ditore. Berisha nuk pranoi që të nxirrnin një kandidat nën logon e PD dhe zgjodhi sërish aleancën me Metën dhe Nard Ndokën, për të kandiduar në Kukës. Ata morën një person në Tiranë me origjinë nga Kukësi dhe e çuan të kandidojë, gabim të cilin nuk e ka bërë PS që mori Drejtorin e Tatimeve. Këta njerëz bëjnë vetëm zhurmë dhe kënaqin egon e Sali Berishës dhe të kënaqin egon e Berishës dhe për ca kohë të tjera”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë