Basha: PD do të votojë pro rritjes së pagave të gjyqësorit

14 Shtator 2023 | 10:08

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një deklaratë për mediat para nisjes së seancës plenare është shprehur se do të votojë pro rritjes së pagave për sistemin gjyqësor.

Ai theksoi se rritja e pagave bën që sistemi gjyqësor të jetë më i pavarur  dhe më i gatshëm për të marrë hetime kundër korrupsionit.

“Nuk ka pse ta dyshojë që vota për rritjen e pagave të gjyqësorit është votë për pavarësinë e gjyqësorit. Një gjyqësor i pavarur është një nga mundësitë për ta mbajtur këtë qeveri përgjegjëse dhe para gjyqësorit.

Ne nuk bëhemi pjesë e lojërave që hidh gurin dhe fsheh dorën. Sa më i pavarur gjyqësori aq më e suksesshme lufta kundër korrupsionit. Rritja e rrogave bën që sistemi gjyqësor të jetë më i pavarur dhe më i gatshëm për të marrë hetime kundër korrupsionit”- tha Lulzim Basha në fjalën e tij.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026