Zjarri në pallat/Inxhinieri: Mund të menaxhohej nëse zjarrfikësit do shkonin në kohë
Inxhinieri Marjus Heqimaj tha se zjarri që përfshiu ditën e djeshme një pallat në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë u përhap me shpejtësi.
I ftuar në Euronews Albania inxhinieri nënvizoi se zjarri do të menaxhohej nëse zjarrfikësit do të mbërrinin në kohë në vendin e ngjarjes.
Ai nënvizoi se çfarëdo materiali të përdoret, nëse autoritetet nuk shkojnë në kohë objekti do të digjet.
“Përhapja e zjarrit ishte në mënyrë shumë të shpejtë, duhet të presim një ekspertizë. Ai zjarr mund të menaxhohej nëse zjarrfikësja do të shkonte në kohë, administrimi dhe sistemi do të ishte gati. Ai u përhap sepse u vonua koha e reagimit. Çfarëdo materiali të përdorësh, nëse ti e zgjat në kohë do të digjet. Duhet një studim shumë i gjerë në lidhje me objektet qoftë informale, qoftë dhe të vjetra. Në shumë objekte, telat janë të shpërndarë, i dëmtojnë, dhe kjo bëhet shkak zjarri”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq