Ekzistojnë UFO-t? Enkeled Caca: Dikur i besoja tani jo më, s’ka prova

17 Shtator 2023 | 21:48

Austrofizikanti Enekeled Caca tha në emisonin “Review” në Euronews Albania se dikur i besonte shumë se kishte alienë dhe jetë jashtëtokësore, por tashmë ka ndryshuar mendim, pasi sipas tij nuk ka prova që të vërtetojnë ekzistencën e tyre.

Caca tha se edhe zbulimi I trupave të mumifikuara aliene për të nuk përbën provë , pasi mungon gjetja e objekteve e të cilat mund të dëshmojnë ekzistencën e këtyre qenieve inteligjente.

“Më vjen keq po do flas kundër vetes sime para 20 vitesh. Unë I besoja shumë se ka alien, por duke u thelluar në shkencë fillova të kërkojë prova. Shkenca kërkon prova. Këto nuk janë prova. Ne patëm dy qenie të ekspozuara në meksikë dhe ajo që unë shikoj aty është mungesa totale e teknologjisë. Ne po flasim për qenie shumë të zhvilluara teknologjikisht, janë trupa të vegjël. Por se çfarë janë nuk e dimë.

Është e pamundur që një qenie e tillë të jetë absolutisht pa asgjë rreth e qark, nuk ka asgjë është vetëm trupi, s’ka as veshje as objekte. Një astronaut që vjen në një ambient armiqësor ndaj tij siç është atmosfera e tokës, duhet të ketë një veshje, veshjet metalike jetojnë me mijëra vjet. Aty mungon çdo gjë. Unë di nga historia që në atë zonë ka qenë shumë i përhapur mumifikimi i foshnjave. Ka shumë mumie foshnjesh të gjetura në atë zonë”,-tha Enkeled Caca.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026