Mbledhja Berisha-Bardhi, Salianji: Të përjashtohet nga grupi kushdo që…
Vetëm 5 ditë para zgjedhjeve të pjesshme në Kukës, deputetët demokratë mbështetës të grupimeve të Berishës dhe Bardhit janë mbledhur këtë të martë në qytetin e Kukësit.
Për takimin, deputetët demokratë u njoftuan gjatë fundjavës dhe është në vazhdën e takimeve që kanë zhvilluar deri më tani në kryeqytet me qëllim për-bashkimin e qëndrimeve të dy grupimeve të deputetëve.
Deputeti demokrat Ervin Salianji gjatë mbledhjes mësohet të ketë kërkuar mbajtjen e një qëndrimi që qartë për reformën zgjedhore dhe listat e hapura. Sipas Salianjit, kushdo që voton pro qeverisë në kundërshtim me vullnetin e shumicës së grupit duhet të përjashtohet nga grupi.
“Të kemi qëndrim të qartë për reformën zgjedhore, ka vite që jam shprehur për lista të hapura por duhet të qartësojmë “pazarin” për lista me prim. Kushdo që voton pro qeverise dhe bashkohet me ta në kundërshtim me vullnetin e shumicës së grupit parlamentar të PDSH duhet të përjashtohet nga grupi! Formacionet ndihmës-qeveritare nuk mund të kamuflohen si deputetë opozitarë!” mësohet të jetë shprehur Salianji.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë