Fëmijët ‘mbushin’ pediatrinë e Elbasanit, 90 raste në ditë, mbi 10% me Covid-19

19 Shtator 2023 | 16:13

Kopshtet dhe shkollat prej më shumë se 10 ditësh kanë hapur dyert për fëmijët dhe nxënësit, por bashkë më fillimin e procesit mësimor janë rikthyer virozat. Qëndrimi në ambiente të përbashkëta, ndikon në përhapjen e shpejtë tek njëri-tjetri. Këtë fakt e pohon shefja e pediatrisë në Elbasan, e cila thekson se në 24 orë janë afro 90 fëmijë që marrin trajtim në spital.

“Paraqitja varjon nga 80-90 në ditë, por tashmë ka ndryshuar diagnoza. Tani na vijnë fëmije me rinite, faringite, me rrufe me kollë me autite që janë të sezonit të kopshteve. Fëmijë që vjen me kollë dhe me rrufë thotë që në kopshte apo në shkollë ka fëmije me te tilla simptoma”,- tha Irena Palloshi, shefe e pediatrisë Elbasan

Përpos virozave stinore, një tjetër diagnozë e hasur shpesh nga kontrollet e fëmijëve që shkojnë në spital është edhe infektimi me Covid-19. Një pjesë e tyre janë shtruar në spital, pasi paraqesin simptoma më të rënda.

“Në pavion infektiv kemi edhe fëmije me covid,  aktualisht kemi 12 fëmijë të shtruar. Gjendja e tyre paraqitet e mire nuk kemi asnjë rast të rënde të transferuar në Tiranë. Janë fëmijë me temperaturë dhe te vjella të cilët kërkojnë një mjekim spitalorë, 2 deri ne 3 dite dhe me pas gjendja e tyre përmirësohet”,- tha Irena Palloshi, shefe e pediatrisë Elbasan.

Në këtë situatë, mjekja pediatre ndan këshilla për prindërit se si duhet të veprojnë kur fëmijët e tyre shfaqin simptoma gripale.  

“Në momentin që fëmija është me temperaturë dhe me shënja viroze prindi do bëj mirë të mos paraqitet ne kopsht apo shkollë që të mos jenë burim infeksioni. Por njëkohësisht prindërit duhet te bëjnë kujdes edhe nëse kanë një fëmijë në kopsht apo shkollë dhe kanë një bebushe ne shtëpi, të kenë kujdes që ky infeksion të mos i kalojë fëmijëve te tjerë”,- tha Irena Palloshi, shefe e pediatrisë Elbasan.

Po ashtu, sipas mjekeve një kujdes të veçantë duhet t’i kushtohet higjienës personale të fëmijëve dhe higjienës së produkteve që ata konsumojnë çdo ditë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026