30 kuota për maturantët nga trojet, përjashtohen nga tarifa e marrëveshja 5-vjeçare
Midis 464 kuotave për studentët e mjekësisë, 30 ishin për maturantët nga trojet shqiptare. Ata kanë zhvilluar ditën e hënë provimin e digjitalizuar në Tiranë, por vetëm 23 prej tyre kanë shfaqur interes për tu bërë pjesë e Universitetit të Mjekësisë.
Kuotat janë të ndara në disa troje, 5 Kosova, 5 Maqedonia e Veriut, 5 Mali i Zi, 5 Presheva, 5 Bujanovci dhe 5 Medvegja.
Edhe pse provimi është i digjitalizuar dhe përgjigjen e marrin sapo përfundojnë provimin, testi nuk është përgjigja përfundimtare për tu regjistruar në universitet.
Testi i digjitalizuar përbën 30% të peshës së pranimit në Universitetin publik, pasi 70% të vlerësimit e përbën mesatarja e gjimnazit së bashku me atë të provimeve shtetërore.
Këtë vit të gjithë të regjistruarit në degën e mjekësisë së përgjithshme, do të firmosin një marrëveshje që i detyron ata të punojnë në Shqipëri, 5 vite pas përfundimit të universitetit. Nëse studentët nuk do pranojnë do duhet të paguajnë tarifën e plotë studimore.
Por maturantët nga trojet shqiptare, janë të përjashtuar nga kjo marrëveshje. Sa i takon punësimit pas përfundimit të studimeve, ata duhet ta ti kryejnë vitet e punës, në vendlindjet e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në