Gazetarja Topalli: Provova “drogën tullumbace”, 250 lekë kushtonte
Në ditët e fundit po flitet shumë për konsumimin e drogës “tullumbace” në lokalet e natës, kryesisht në Tiranë.
Në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, mund të porositësh ‘Tullumbacen’ me oksid azoti sikur të jesh duke kërkuar një kafe.
Janë mosha shumë të vogla ato që e konsumojnë këtë lloj droge, që në fillimet e adoleshencës.
Gazetarja Aida Topalli tregoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se e ka provuar drogën tullumbace, që e kishte gjetur për 250 lekë.
“On line mund të gjenden bombola azoti që shiten në Instagram, mund ta sjellin edhe me postë. E kam provuar shumë pak gjatë kohës që bashkëpunonim me të rinjtë për temën dhe nuk ma ka dhënë efektin se ishte psikologjike se nuk e kam pirë të gjithë tullumbacin, pastaj kam pasur dhimbje të tmerrshme koke, pas gjysmë ore. E konsumova për kuriozitet, për të parë çfarë përfitojnë adoleshentët nga kjo gjë”, tha gazetarja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 07:58 Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash
- 07:53 Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike
- 07:47 Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?
- 07:33 Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
- 07:26 Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’
- 07:20 Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër