‘Djokoviç më i miri në histori’, Nadal elozhe serbit: Arritje të padiskutueshme
Novak Djokoviç aktualisht renditet si tenisti numër 1 në botë, ndikuar këtu nga triumfi i fundit në US Open duke lënë pas Alcaraz. 36-vjeçari po kalon një periudhë të artë në karrierën e tij, ndërsa numëron dhjetëra trofe të fituar.
Suksesin e Djokoviç e ka vlerësuar një tjetër sportist elitar, Rafael Nadal. Ky i fundit ka shkuar larg me deklaratën e tij, duke pohuar se Novak Djokoviç është tenisti më i mirë në histori.
“Unë mendoj se shifrat janë shifra dhe statistikat mbeten statistika. Në këtë pikë, Novak Djokoviç ka rezultate më të mira se të miat dhe ky është një fakt i padiskutueshëm. Sa i përket titujve, mendoj se Novak është më i miri në histori e nuk kemi se çfarë të diskutojmë më tepër rreth kësaj”, tha Nadal.
Nadal ka qenë po ashtu një sportist i suksesshëm, por dëmtimet e shpeshta kanë pasur ndikim të drejtpërdrejt.
“Si gjithmonë, të gjithë mund ta shohin historinë si të duan, duke thënë se kam pësuar shumë lëndime. Fat i keq për mua ose fat i keq që trupi im është ndërtuar në këtë mënyrë”, u shpreh ai.
Kur vjen puna tek trofetë, Nadal nuk mbetet pas. Spanjolli ka fituar në karrierën e tij 22 Grand Slame.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur