Censi dhe debati për fenë/ Drejtuesit e komuniteteve fetare, rezerva për pyetësorin

20 Shtator 2023 | 16:24

“Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në Qarkun e Elbasanit prej ditësh ka nisur censi i popullsisë. Në këtë qark janë të angazhuar 550 persona, ku 300 prej të cilëve i përkasin bashkisë më të madhe, asaj të Elbasanit”.

Debati i parë që ka dal në pah me këtë proces, është përkatësia fetare. Presidenti i qendrës së bashkëpunimit ndërfetar në Elbasan, kërkon nga besimtarët që të deklarojnë me dinjitet besimin që kanë. Ai ve në dukje që deklaratat vijnë si pasojë e dezinformimit se që i bëhet publikut.

“Thirrje të gjithë qytetarëve që ta deklarojnë besimin e tyre, ashtu siç ato e kanë trashëguar. Kjo deklaratë ka ardhur si rrjedhojë e disa dizinformatave, ose keqpërdorimeve që i bëhet marrëdhënies së kombit me besimin ne Shqipëri, duke deklaruar që feja e shqiptarit është shqiptaria. Prandaj komunitetet fetar ne qytetin e Elbasanit, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar bën këtë thirrje që secili besimtar të deklaroj besimin e tij me dinjitet në respekt të trashëgimisë”,Arben Ramkaj, presidenti i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar.

Po ashtu Ramkaj ngre shqetësimin se në pyetësorin e Censit janë vëne pyetje që nuk duhet të ishin, pasi cënojnë privatësinë dhe besimin e individit.

“Ka dy pyetje që kanë krijuar një paqartësi tek praktikantët, pra “a jeni praktikante”, “a jeni besimtarë”, kjo është diçka që duhej shmangur. Duhet të ishte vetëm një pyetje “Kujt Besimi i përkisni”, sepse prakticizmi i fesë është diçka shumë private”,Arben Ramkaj, presidenti i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar.

“Thirrja nuk është për numra, është për krenari e dinjitet të besimit të secilit”, kështu është shprehur edhe habiti i Përgjithshëm i myftinisë Elbasan.

“Secili prej nesh ta ketë krenarinë më të madhe që të deklarojë përkatësinë e tij fetare, sepse përkatësia e tij fetare do të thotë edhe përkatësia e atij kombi që ai i takon. Në konceptin që është krenari të jesh besimtar”,-tha Behauddin Gashi, Habiti i Përgjithshëm i Myftinisë Elbasan.

Për një pjesë të qytetarëve ka paqartësi për pyetësorin e censit. Disa prej tyre theksojnë se nuk ndihen të detyruar të përgjigjen.

“S’kanë ardhur akoma te lagja jonë. Nuk e di fare si do të funksionojë dhe çfarë pyetjesh do të bëjnë ato dhe si do i kthejmë përgjigje ne. Ka pyetje që unë do i përgjigjem ka pyetje që nuk dua ti përgjigjem. Unë do ti tregoj fenë, por se shkoj nëpër kisha apo xhamia nuk i tregoj,”-tha gruaja.

Censusi i fundit është zhvilluar në vitin 2011, ku rezultoi se popullsia ishte 2,821,977,  me një rënie prej 8%, nga Censusi 2001.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026