“Gënjen!”- Kulluri kundër Gazment Bardhit: Cilët amerikanë takoi ky?

21 Shtator 2023 | 15:26

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri ishte këtë të enjte i ftuar në Euronews Albania ku komentuar situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike, tashmë e përçarë në tre pjesë dhe deklaratat e ardhura nga ambasada amerikane, e cila paralajmëruar “të mos angazhohen me non-gratat”.

Kulluri ka thënë se Gazmemt Bardhi ka gënjyer kur ka thënë se Amerikës i intereson më shumë opozita e bashkuar se çështja e non gratës. pasi sipas tij, vetë Bardhi nuk ka pasur asnjë komunikim me amerikanët për sa i përket kësaj çështje.

“Zoti Bardhi për mendimin tim ka gënjyer, kur ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të interesuar për një opozitë të bashkuar se sa çështja e non-gratës. Unë bëra një pyetje. Cilët amerikanë ka takuzar zoti Bardhi se më rezulton që nuk ka takuar asnjë amerikan në lidhje me këtë çështje.

Ai mund të ketë takuar ndonjë turist amerikan në sheshin Skënderbej apo në plazh, por kjo është tjetër çështje. Nuk ka të bëjë me qëndrimet e Shteteve të Bashkuara lidhur me qëndrimin e qartë që mund të jetë edhe i gabuar për zotin Berisha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”,-tha Edvin Kulluri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024