Ç’regjistrimi i shqiptarëve në Preshevë| Kamberi: Një ekip i BE të nisë hetimet
Kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginën e Preshevës, Belgzim Kamberi, përshëndeti fjalimin e presidentit Bajram Begaj në OKB, ku ngriti çështjen e pasivizimit të banesave dhe mos-respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë nga pala serbe.
Kamberi theksoi se ajo që duhet të bëjë diplomacia shqiptare është që çështja e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës të vendoset si kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE.
Ai theksoi se ashtu sikundër Kosovës i është vendosur kusht Asocacioni për proceset integruese, ashtu edhe Serbisë duhet t’i vendoset respektimi i të drejtave të shqiptarëve në Luginë.
Gjithashtu shtoi se BE duhet të nisë një hetim në lidhje me pasivizimin e vendbanimeve në Luginë dhe çregjistrimin e shqiptarëve që banojnë në këtë zonë.
“Kjo është ajo që do duhet të bënin autoritetet e Republikës së Shqipërisë për çështjen e pasivizimit dhe mos-respektimin e marrëveshjeve nga ana e Serbisë për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Deklarata e presidentit Begaj në OKB është e mirëseardhur. Edhe pse çështja e pasivizimit të vendbanimeve do të duhej të nxitej akoma më shumë që të bëhej një lloj kushti për anëtarësimin e Serbisë në BE. Sepse fatkeqësisht ashtu si marrëveshjet që ka Serbia për Luginën e Preshevës ashtu edhe pasivizimi i adresave nuk është pjesë e kushteve të Serbisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Kjo ishte një shteg i mundshëm që diplomacia shqiptare edhe ajo kosovare që çdo herë e më shumë të shtynin këtë çështje që pasivizimi i vendbanimeve të bëhej kushtëzim nga na e BE-së ashtu siç po ndodh me Asocacionin”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje