Vetëm 6 të arrestuar, ku shkuan 24 terroristët serbë? Eksperti zbulon të vërtetën
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala i ftuar në Euronews Albania tha se 24 pjesëtarët e grupit terrorist serb, të cilët sulmuan ditën e djeshme policinë e Kosovës, mund të jenë larguar për në Serbi.
Ai tha se ekziston një marrëveshje mes KFOR dhe Serbisë për kalimet në kufi. Sipas tij nëse shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe ka pranuar se sulmuesit kanë qenë pjesë e uniformuar nga ushtria, KFOR mund t’u ketë mundësuar kalimin nëpërmjet një korridori të sigurt për në Serbi.
“Pikërisht pjesa tjetër mbetet pyetja hipotetike, se a inteferoi KFOR-i për t’u mundësuar një korridor që këta të lëvizin në territorin e Serbisë, pasi ekziston një marrëveshje mes KFOR dhe Serbisë në rast se personeli ushtarak i Serbisë hyn në territorin e republikës së Kosovës, me apo pa dashje ata mund të kërkojnë ndihmë që t’u mundësohet një korridor i sigurisë për t’u tërhequr në korridorin e Serbisë.
Pyetja është a e ka pranuar shefi i shtabit të ushtrisë se këta ishin pjesëtarë të uniformuar dhe pjesëtar të ushtrisë së Serbisë, në këtë bazë KFOR i mundëson në një masë më ndryshe që këta të lëvizin për në territorin e Serbisë. Kosova duhet të kërkojë një informacion më të saktë nga ndërkombëtarët për komunikimin që mund të ketë patur KFOR-i”,-tha Drizan Shala.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor