“S’u gjetën gjurmë gjaku”, Dioqeza e Rashkës-Prizrenit: Jo armë brenda manastirit

25 Shtator 2023 | 21:00

Dioqeza e Rashkës ka reaguar pasi në Manastirin e Banjaskës është gjetur një sasi e madhe armatimi të dielën.

Në deklaratën e postuar në Twitter thuhet se Peshkopi Teodosije ka vizituar manastirin e Banjskës një ditë pas sulmit terrorist në Veri, të cilin Dioqeza e Rashkës e cilëson si “konflikt të armatosur”.

Dioqeza mohon që armët janë gjetur në manastir, por në oborr dhe gjithashtu thekson dhe brenda mureve të manastirit nuk janë gjetur gjurmë gjaku dhe nuk ka pasur viktima.

“Brenda ndërtesave të banimit dhe kishës së manastirit, të cilat janë brenda mureve të manastirit dhe kanë qenë të mbyllura gjatë ngjarjeve, as EULEX-i dhe as policia nuk gjetën ndonjë gjë që mund të rrezikonte manastirin apo vëllazërinë e tij monastike. Megjithatë, në dy zona të oborrit të manastirit u zbuluan armë zjarri, parzmore dhe pajisje. Këto sende u hodhën nga personat e armatosur gjatë tërheqjes së djeshme nga manastiri. E rëndësishme është se në manastir nuk u gjetën gjurmë gjaku dhe gjatë gjithë ngjarjeve, brenda mureve të manastirit nuk pati viktima”, thuhet në reagimin e Dioqezës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026