Xhelal Sveçla: Nëse Vuçiç futet në Kosovë pa lejen e qeverisë, do arrestohet
Ministri i punëve të brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha në Euronews Albania se çdokush që do tentojë të futet në territorin e Kosovës, jashtë rregullave normale të një shteti sovran do të arrestohet, qoftë ky presidenti i serbisë Aleksandër Vuçiç.
Ai tha se kjo do të ishte një sjellje normale dhe nuk ka çfarë të diskutohet apo të vihet në dyshim, pasi çdo shtet i pavarur dhe sovran do të vepronte në këtë formë.
“Kushdo që futet në republikën e Kosovës, jashtë rregullave normale të një shteti sovran, ai është subjekt i ligjit. Aleksandër Vuçiç është një agresor në raport me republikën e Kosovës. Posaçërisht ai do të arrestohet, nëse futet në territorin e republikës së Kosovës pa lejen e republikës së Kosovës.
Nuk ka këtu çfarë të diskutohet dhe as çfarë të vihet në dyshim. Kjo është një sjellje normale e çdo shteti sovran dhe do të ishte jo vetëm papërgjeshmëri por edhe dështim i gjithë institucioneve nëse kjo ndodh e ne nuk marrim ndërveprime. Ne jemi votuar për t’i shërbyer shtetit të pavarur dhe sovran të shtetit të Kosovës, për ta fuqizuar atë duhet që rendi dhe ligji të veprojnë”,-tha Xhelal Sveçla.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme