Vrasja në Rrëshen/ Gazetari: S’u bë nga profesionist, u gjetën mbi 30 gëzhoja
Gazetari Igli Çelmeta tha në “Good Morning Albanians” në Euronews Albania se ai nuk mendon se vrasja e bërë ditën e djeshme në Rrëshen, është bërë nga një profesionist.
Sipas tij, personi që ka qëlluar duket të ketë pasur shumë mllef, pasi ai ka qëlluar me breshëri plumbash në mes të njerëzve. Çelmeta tha se në vendngjarje janë gjetur të paktën 30 gëzhoja.
“Nuk mendoj se ka qenë vrasës profesionist, pasi mënyra se si u ekzekutua Martin Bardhi dhe u plagosën edhe tre persona që ai po pinte kafe, tregonte shumë mllef. Ai është qëlluar me breshëri plumbash.
Mbi 30 gëzhoja plumbash janë gjetur në vendngjarje. Një nga të plagosurit që është djali i xhaxhait të viktimës ka marrë tre plumba, është në gjendje të qëndrueshme, ndërsa dy personat e tjerë Olti Gjini dhe Ilir Bardhoku ndodhen jashtë rrezikut për jetën”,-tha Igli Çelmeta.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut