U kap teksa largohej me një automjet që sapo kishte vjedhur, ndalohet 14-vjeçari
27 Shtator 2023 |
14:42
Një 14-vjeçar është ndaluar në Fier pasi së bashku me dy të mitur të tjerë kanë vjedhur 3 makina.
14-vjeçari është kapur në flagrancë duke u larguar me automjetin e vjedhur në lagjen “11-janari”.
“Në vijim, nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se ky shtetas, në bashkëpunim me 2 të mitur të tjerë (të proceduar penalisht më parë, në gjendje të lirë), ka vjedhur gjatë periudhës gusht-shtator 2023, dhe 3 automjete”-njofton policia.
Veprimet procedurale me 14-vjeçarin janë kryer në prani të avokatit, psikologut, punonjëses së NJMF-së dhe kujdestarit ligjor të 14-vjeçarit.
Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta të mitur.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve