Zbardhet vrasja në Dukagjin, autori familjar me viktimën, shkak konflikti i druve
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Drejtues i Parë Ervin Hodaj, në një konferencë për mediat bëri me dije se janë zbardhur vrasjet dhe plagosjet me armë zjarri në qarkun Shkodër të ndodhura brenda këtij muaji.
Ai theksoi se për vrasjen Zef Gurit dhe plagosjen e djalit të tij Gjin Guri, autor kryesor është Gjovalin Guri, i cili është shpallur në kërkim.
Motivet e kësaj ngjarjeje dyshohet të jenë konfliktet dhe kanosjet e vazhdueshme me palën e dëmtuar, për shkak të zaptimit dhe shfrytëzimit të hapësirave dhe sipërfaqeve pyjore në zonë.
Për kapjen e shtetasit Gurit janë angazhuar strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Reparti Special “RENEA” dhe Njësia Alpine. Guri mësohet se kishte lidhje familjare me viktimën.
Gjithashtu është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 22.09.2023, në rrethinat e Shkodrës, në afërsi të një lokali në fshatin Hot i Ri, ku u vra me armë zjarri shtetasi Valter Fjerza.
Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë, është bërë i mundur dokumentimi i kësaj ngjarjeje, për të cilën është arrestuar 1 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë.
Ndërkohë, në Malësi të Madhe, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 27.09.2023, ku rreth orës 21:50, u plagos me armë zjarri shtetasi Emanuel Guri, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Falë reagimit në kohë të shërbimeve policore dhe veprimeve hetimore profesionale të kryera nga grupi hetimor, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar, shtetasve I. B. dhe S. B. (babë e bir), për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Në kuadër të parandalimit, mbrëmjen e djeshme, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të një konflikti midis dy shtetasve. Si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë u vu në pranga shtetasi A. L., 39 vjeç, i cili qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar, në përdorim nga shtetasi E. P. Në momentin e arrestimit, 39-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.
Grupet e posaçme hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve kriminale.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh