Kush janë të penduarit që zbuluan krimet më të rënda në Shqipëri

29 Shtator 2023 | 21:48

Disa banda kriminale në Shqipëri janë zbërthyer falë rrëfimeve të të penduarve të drejtësisë.

Emisioni Review në Euronews Albania bëri një bilanc të personave që u kthyen në të penduar të drejtësisë dhe sa i ka vlejtur drejtësisë shqiptare bashkëpunimi që ata kanë pasur me të.

1-Enkeked Agai

I akuzuar si anëtar i bandës së quajtur “Hakmarrja për Drejtësi”. I vetmi që gjatë marrjes në pyetje tregoi gjithë veprimtarinë e grupit. Pas 1997 u gjet i vrarë në zonën e Dajtit.

2-Astrit Muldaka

Dëshmitar/pjesëmarrës në vrasjen e deputetit Azem Hajdari shtator 1998. U “peshkua” nga grupi hetimor i çështjes në burgun e Regina Celi në Romë, Itali. Pranoi të rrëfente autorët kundrejt lehtësirave penale në Itali dhe Shqiperi. Dëshmoi se në vrasjen e Azem Hajdarit ishin përfshirë Fatmir e Halil Haklaj, Jaho Mulosnani, Naim Çangu, Izet Haxhia etj.

3-Adriatik Coli

Anëtar i Bandës së Durrësit. I akuzuar për 8 vrasje. U vlerësua për tu marrë  bashkëpunëtor me qëllim për të zbardhur një numër më të madh krimesh të Bandës së Durrësit.

4-Petrit Lici

Anëtar i bandës së Lushnjës. I akuzuar për pjesëmarrje në një vrasje. U vlerësua të merrej si bashkëpunëtor i penduar për të zbardhur të gjitha krimet e Bandës së Lushnjes, alias banda e Alfred Shkurtit njohur edhe si Aldo Bare.

5-Julian Sinanaj

Vrasës me pagesë. U vlerësua të bëhej bashkëpunëtor i penduar i drejtësisë me qëllim që të zbardheshin emrat e porositësve të vrasjeve, e konsideruar si pjesë më e rëndësishme e hetimit.

6-Ervis Bardhi

Anëtar i bandës së Çapjave në Elbasan. U vlerësua si bashkëpunëtor i penduar për të zbardhur të gjitha krimet e kësaj bande.

7-Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej

Anëtarë të një grupi që kryenin vrasje me pagesë. U konsideruan si bashkëpunëtorë të drejtësisë me qëllim zbardhjen e një numri vrasjesh me pagesë.

8- Artan Tafani

Personi që grabiti 30 mijë euro në një pikë këmbimi valutor në zonën e Unazës së Re në kryeqytet është kthyer në të penduarin e drejtësisë, duke dhënë informacione për rreth 20 ngjarje kriminale, gjashtë prej të cilave për vrasje në disa qytete. Pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnje, ka rrëfyer se dy prej vrasjeve kanë ndodhur në Greqi ndërsa 4 të tjerat kanë ndodhur në Elbasan, Korçë, Lushnje dhe Tepelenë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026