Basha: Në Veri u përplasën interesat euro-atlantike me ato të Kremlinit
Kreu i Partisë Demokratike në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ka folur në lidhje me sulmin në Veri të Kosovës një javë më parë, ku tha se ishte një sulm i parapërgatitur.
Ai theksoi se në Veri u përplasën interesat euro-atlantike me ato të Kremlinit. Ai nënvizoi se synimi i Rusisë është të godasë, shkurajojë, dhe shkatërrojë arkitekturën e sigurisë që është një investim i përbashkët i SHBA dhe i BE.
“Të dielën e kaluar në Veri të Kosovës, janë përvijuar dhe njëherë pllakat tektonike –gjeostrategjike, nga njëra anë interesat e komunitetit euro-atlantik të NATO-së për një Ballkan të paqtë, një Ballkan të cilin qytetarët mund të gëzojnë të drejtat e tyre parlamentare, një Ballkan që ka premisat të integrohet në BE, nga ana tjetër është ajo që po ndodh në lindje dhe që është materializuar së fundmi me konfliktin e tmerrshëm në Ukrainë. Është një Rusi revizioniste që nuk pranoi realitetin e ndryshimit të viteve ’90, por planifikoi dhe nisi rikthimin në një situatë siç ka qenë në vitin 1990. Synimi është të godasë, shkurajojë, dhe shkatërrojë arkitekturën e sigurisë që është një investim i përbashkët i SHBA dhe i BE dhe kjo është ajo që u manifestua dhe në Kosovë të dielën e kaluar, përpjekja për të i imponuar me dhunë Kosovës dhe së dyti Aleancës Atlantikut”-tha Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme