“Vuçiç i përfshirë në skenar”, Basha: Armatimi në Kosovë është futur prej muajsh
Kreu i Partisë Demokratike në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ka folur në lidhje me sulmin në Veri të Kosovës një javë më parë, ku tha se ishte një sulm i parapërgatitur.
Ai nënvizoi se armatimi në Kosovë është futur prej muajsh duke theksoi se sulmi në Veri ishte një skenar i ngjashëm me arë që ndodhi në Krime në vitin 2014.
Ndër të tjera, kreu i PD u shpreh se në këtë skenar është i përfshirë dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pasi sipas tij sulmi nuk mund të ndodhte pa ndihmën dhe miratimin e segmenteve shtetërore në Serbi.
“Duhet të pranojmë dhe komunikojmë se ajo që ndodhi në Kosovë nuk është një incident i izoluar. Armatimi është futur në Kosovë prej muajsh, me qëllim për të provokuar një skenar që duket spontan por është i parapërgatitur, një skenar shumë i ngjashëm me atë që ndodhi në Krime në vitin 2014. Asgjë nuk mund të ndodhte pa ndihmën dhe miratimin e segmenteve shtetërore në Serbi. Pyetja që shtrohet për Vuçiç është se deri ku shkon pjesëmarrja e tij në këtë skenar lufte, jo vetëm për Kosovën por për Ballkanin. Është bashkëautor apo një president i marrë nga mashat e Rusisë, duke filluar nga Vulin? Deklarata e Radioçiç lë pak hamendësim që Vuçiç është kokë e këmbë brenda në këtë skenar”-theksoi Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh