“Mali i Zi në kaos”- Camaj: Ka shumë presion, si po ndikon Serbia

3 Tetor 2023 | 11:38

Jakov Millatoviq zyrtarisht mori detyrën e presidentit të Malit të Zi në Maj të këtij viti.

Ndërkohë Nikollë Camaj, në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se presidenti vijon të jetë në trysninë e Beogradit ndërsa shtoi se mbase është dhe në presionin e atyre partive që sipas tij e kanë ndihmur për të ardhur në pushtet.

Më tej ai shtoi se Mali i Zi ka nevojë për një qeveri pro-europiane, ndërsa theksoi se Milojko Spajiç, ka ofruar principet mbi të cilat do të bëjë programin e qeverisë.

“Presidenti vijon të jetë në trysninë e Beogradit, nën trysnin dhe presionin, ndoshta dhe të atyre  që iu ka mbetur borxh nga koha e zgjedhjeve që u bë president. Me siguri këto parti kërkojnë llogari nga presidenti dhe pse themi që këto parti nuk kanë ekskluzivitetin mbi partitë serbe. Në anën tjetër kemi demokratët të cilët bëjnë presion dhe nuk duan të pranojnë që kandidati i tyre për kryetar parlamenti të votohet nga një njeri që ishte në listën e Partisë, Milo Gjukanoviq, sepse atje kemi një deputet që ishte shqiptar. Më e rrezikshme në këtë moment del loja e demokratëve sesa e deputetëve. Mirëpo jemi të prirur të mendojmë se demokratët e bëjnë këtë.

Mali i Zi ka nevojë për një qeveri vërtetë pro-europiane. Milojko Spajiç, ka ofruar principet mbi të cilat do të bëjë programin e qeverisë që janë pro-evropiane dhe një pjesë e mirë e partive politike e kanë ndëshkuar, por duke parë lojërat që bëhen pas kulisave, zor se mund t’u besohet subjekteve politike që i kontrollon drejtpërdrejti Vuçiç. Pakicat nuk do të kishin arsye që të mos përkrahin një qeveri që mbështet të arriturat e deri tashme dhe sheh Malin e Zi në rrugëtimin e saj drejt Europës, natyrisht që ruan dhe raportet me fqinjët”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026