A do ta kërkojë KFOR lejimin e FSK në Veri? Eksperti: Dy opsionet e mundshme
Eksperti i sigurisë Avni Islami ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth sulmit të ndodhur në afërsi të manastirit të Banjskës në Kosovë.
Ai tha se arsyeja se përse po shtohen trupat e NATO-s në këtë zonë, është se forcat e vendosura në kufirin serb janë shumë të mëdha dhe me më shumë armatime në krahasim me ato të KFOR-it.
Ai tha se për të parandaluar një konflikt të mundshëm, KFOR-i ose do të rrisë prezencën e saj, ose do të shfuqizojë marrëveshjen që trupat e FSK, të kontrollojnë Veriun.
“Raporti i forcave në terren e përcakton edhe gjendjen politike dhe të sigurisë në atë pjesë. Aleanca veri-atlantike, apo NATO ka vlerësuar se numri i ushtarëve të KFOR-it në raport me forcat në kufirin e Serbisë janë dispropocionale. Numri është jashtëzakonisht i madh, artileria e rëndë me një arsenal luftarak nuk është në përputhje me forcat reale që disponon KFOR.
Kjo bën që aleanca veri-atlantike të marrë dy vendime, ose ta shfuqizoj marrëveshjen me forcën e sigurisë të Kosovës ku thuhet se forca e Kosovës nuk do veprojë në veri pa miratimin e NATO-s. Është momenti që institucionet e Kosovës të bëjnë kërkesë dhe ose të shtohen forcat e KFOR-it ose KFOR të kërkojë ndihmë nga forca e sigurisë së Kosovës”,-tha eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës