“Krimi nuk kursen askënd”, ish- prokurorja: Eshtë bërë shumë i frikshëm

4 Tetor 2023 | 12:48

Ish-prokurorja Elizabeta Imeraj është shprehur se gjendja e kriminalitetit në Shqipëri është në masë.

Në një intervistë për Euronews Albania ajo theksoi se kohët e fundit rendi dhe siguria nuk ka qenë në kritere maksimale, duke nënvizuar se duhet të zbërthen grupet kriminale.

Më tej ajo nënvizoi se krimi ka fituar terren dhe nuk po kursen as qytetarët e thjeshtë.

Gjendja e kriminalitetit në Shqipëri është në masë. Dhe po ti referohemi aksioneve të fundit, brenda një dite, mbi 200 të arrestuar, nuk dëshmojnë që ka thjesht shpërndarës të arrestuar, por dëshmojnë se ka nga ana tjetër shumë furnizues të këtyre shpërndarësve që gjejnë vend dhe ata furnizues dhe ata  kanë gjetur mënyrën për të sjellë lëndën narkotike nga jashtë dhe kjo  është lejuar. Ka disa momente që lidhen me njëra-tjetrën dhe që dëshmojnë se gjendja e kriminalitetit është shqetësuese.

Po ti referohemi dhe muajve të fundit, rendi dhe siguria publike nuk është se ka qenë në kritere maksimale. Zona të tilla si në Lezhë, në Rrëshen, janë vende që klima në përgjithësi të bën të konkludosh që është një gjendje e cila ka lënë  terren të lirë që kriminaliteti të zhvillohet.  Grupi kriminal që ishte i përfshirë dhe Artan Tafani ka pasur një shtrirje në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Në këtë kontekst është e rrezikshme. Dhe bëhet më e rrezikshme kur publiku merr vesh që ky grup kriminal ka tentuar të vrasë dhe një prokurori.  Qytetarët janë njëlloj. Po përderisa krimi gjen një klimë të tillë, kjo është gjë përmban alarm.”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026