Ndryshojnë rregullat për studentët, mbështetje vetëm për ‘ekselentët’
Qeveria shqiptare e ka cilësuar bujqësinë si një nga degët prioritare strategjike, është shprehur se studentët të cilët do të regjistroheshin në këto programe studimi do të mbështeteshin ekonomikisht.
Së fundmi burime nga ministria e arsimit për Euronews Albania bëjnë me dije jo të gjithë studentët e regjistruar në këto programe studimi do të mbështeten ekonomikisht, por do të funksionojë me kuota.
Një fakt i tillë pranohet dhe nga dekani i fakultetit të bujqësisë në Korçë, i cili tregon se këtë mbështetje pritet ta marrin vetëm studentët me rezultate shumë të mira.
“Në fillim kështu e kemi kuptuar por tani po thuhet se nuk ka dalë udhëzimi përkatës por po thuhet se jo 100% do ta përfitojnë atë, ndihmën ekonomike do ta marrin vetëm ata që janë me rezultate shumë të mira. Nuk e dimë sa sepse do të ketë një shpërndarje të kuotave për çdo universitet dhe universitetet më vendim senati do ti shpërndaje ato drejt fakulteteve. Ne kemi kërkuar të jetë në proporcion me numrin e studentëve të regjistruar.
Në një bisedë që kemi pasur me rektorin jo 100% do ta përfitojnë atë. Studentët nuk e kanë pasur këtë informacion sepse u tha shumë më vonë sesa doli VKM,” – u shpreh Gjergji Mero, dekani i Fakultetit të Bujqësisë në Korçë.
Njeri nga studentët e regjistruar në vit të parë në fakulteti e bujqësisë shprehet se kjo nismë është e drejtë, sepse gjithçka duhet të varet nga niveli i notes.
“Deri diku po, ai që është i aftë mund të marrë. Varet aftësitë nuk janë njësoj të njerëzve. E gjykoj të drejtë,” – tha Devi Haxhillari.
Studentët e regjistruar në deget prioritare përjashtohen nga tarifat vjetore ndërkohë që në mbledhjen e fundit te senatit akademik të Korçës është marrë vendimi për pezullimin e dy degëve, filozofi – sociologji dhe ekonomiks. Në të dyja degët nuk kishte asnjë student të regjistruar.
LEXONI GJITHASHTU:
Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…
Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet
Protestuesja nga Franca në Tiranë, thirrje për ndryshim dhe integrim në BE
- 22:17 A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
- 22:11 Irani përfshin Gazën në axhendën e paqes, zyrtarë: Teherani po punon për paqe në të gjitha frontet rajonale
- 22:10 Kikia rreshton arritjen e protestës: Ja çfarë ka arritur, ne nuk e parashikojmë dot
- 22:07 Trump: Kuba dëshiron dialog me SHBA-në, Rubio është i angazhuar drejtpërdrejt në këtë proces
- 22:00 Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…
- 21:51 Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet