Spahiu: Në selinë e PD do ndërtohen 3 kulla, për Bashën, Bardhin dhe Berishën
Juristi Kreshnik Spahiu tha në emisionin Now në Euronews Albania se akuzat dhe kundërakuzat për kulla brenda opozitës po e bëjnë atë banale në sy të publikut.
Spahiu u shpreh se si Basha ashtu edhe Berisha kanë vite në politikë ku kanë mbajtur postet më të larta politike dhe askush nuk e beson se ata u bënë të korruptuar vetëm muajt e fundit kur i prishën marrëdhëniet mes tyre.
“Jetojmë ne epokën e SPAK ku për çdo denoncim fillohet kryesisht çështja. Sot qindra funksionarë janë nën akuzë vetëm për një garazh, një apartament në plazh. Nëse do kishte veting në politikë do ishin të gjithë me pasuri të sekuestruara. Basha ka hyrë në politikë në 2005 dhe i ka pasur të gjitha postet dhe të thuash që ai është korruptuar para 2 muajsh këtë se ha njeri, të njëjtën gjë mund të themi edhe për Berishën. Aq shumë është banalizuar kjo histori sa mua nuk do më vijë çudi që në oborrin e SHQUP ndonjë ditë të ndërtohen 3 kulla, një për Bashën, 1 për Bardhin, 1 për Berishën”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura