Tifozët grek shpalosin banderolën “Kosova është Shqipëri” në Europa League
Tifozët e AEK i kundërpërgjigjen banderolës së tifozëve të Olimpiakosit. Në ndeshjen me Ajaksin ata shpalosën në stadium banderolën “Kosova është Shqipëri”. Kjo banderolë e tifozëve të AEK vjen si kundërpërgjigje ndaj rivalëve të Olimpiakosit, që shpalosën në ndeshje me Aris banderolën “Kosova është Serbi”
Banderola është konsideruar si tradhëti dhe thikë në zemër nga serbët dhe mediat e këtij vendi.
“Kurir.rs” raporton se tifozët e AEK-ut i kanë befasur me banderolën e tyre, që ka troditur gjithë Srebinë.
“Tradhti! Tifozët grekë, thikë në zemër serbëve: Vëllezër, këtë nuk e prisnim nga ju! Parulla që tronditi Serbinë”. Ky është titulli vajtues i“kurir” ndaj banderolës së tifozëve të AEK-ut të Athinës.
Sipas këtij portali, jo shumë kohë më parë, mbështetësit e AEK-ut kishin një slogan që thoshte të kundërtën, ndaj askush nuk e ka të qartë pse dhe si ka ndryshuar qëndrimi i tifozëve të klubit grek.
Lufta me parulla ka pushtuar tashmë shumë stadiume. Nisi në Rumani në ndeshjen përballë Kosovës, vijoi më pas në Angli në ndeshjen mes Mancesterit dhe Cvena Zvezdes dhe vijoi ne Greqi.
Kosova është Shqipëri vjen një ditë pasi tifozët e Cvena Zvezdes shfaqen në stadium një baner të madh me imazhet e terroristit të vrarë në përballjen me policinë në Kosovë duke i bërë homazh ndërsa vijuan me thirrje të zhduken Shqiptarët. UEFA ende nuk ka asnjë reagim për këtë ngjarje ndërsa federata e Kosovës i ka dërguar një shkresë ku i kërkon reagim të menjëhershëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve