KLGJ dënon kërcënimet e prokuroreve: Minon përpjekjet drejt integrimit europian

6 Tetor 2023 | 16:15

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë i cili rrëfeu planet e Laert Haxhisë për të vrarë dy prokuroret që kishin hetuar çështjen e tij.

Përmes një deklarate për mediat KLGJ shpreh mbështetjen për “çdo gjyqtar e prokuror, i cili me përkushtim, profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi të lartë, punon çdo ditë dhe më shumë, për të bërë vendin të sigurt për ne dhe brezat që do të vijnë pas”.

“Në një shoqëri demokratike, gjyqtarët dhe prokurorët janë garantues të drejtësisë dhe barazisë para ligjit dhe si të tillë, ata duhet të ushtrojnë funksionet e tyre në mënyrë të paanshme, të pavarur dhe profesionale për të merituar besimin e publikut. Për këtë arsye të gjithë së bashku, për të garantuar pavarësinë e pushtetit gjyqësor, duhet të ndalim çdo sulm apo veprim që synon të cenojë së pari jetën, integritetin, sigurinë dhe paprekshmërinë e magjistratëve. Këshilli i Lartë Gjyqësor bashkohet me aktorë të tjerë dhe njëzëri, dënon çdo përpjekje për të kërcënuar, kufizuar, apo ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, gjyqtarët dhe prokurorët në përmbushjen e detyrave të tyre kushtetuese dhe ligjore. Çdo përpjekje e tillë është një kërcënim serioz për shtetin e së drejtës dhe demokracinë në vend, pasi minon përpjekjet tona të përbashkëta drejt integrimit europian”, thuhet në deklaratën e KLGJ.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026