“E çuam në QSUT pa puls”, daja i 3-vjeçarit: Na thanë nuk i funksionon më mëlçia

6 Tetor 2023 | 21:13

Elsi Qosja daja i 3-vjeçarit që humbi jetën pas një ndërhyrjeje tek dentisti, tregoi në emisionin Review në Euronews Albania se nipin e kishin çuar pa oksigjen në urgjencën e QSUT.

Ai tregoi se mjekët e urgjencës ishin alarmuar sapo i kishin matur pulsin fëmijës dhe i kishin thënë se djalit i ishte dëmtuar mëlçia.

“Kur e kemi çuar çunin në urgjencë, kur e mati mjekja pulsin, urgjent, urgjent tha, u mblodhën shumë mjeke. E morën në krah, e çuan në reanimacion. Atje duke qarë, situatë paniku, mjekët shumë humanë aty, mjeku kur ka dalë aty tha çunit i është dëmtuar mëlçia. Më pyeti mos ke ndonjë sëmundje duke qenë se je daja. Çuni ka vajtur pa oksigjen dhe pa puls, domethënë i ka pasur shumë të ulëta”, tregoi daja i 3-vjeçarit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026