“Ushtria ishte në gjumë”, eksperti: Inteligjenca izraelite u fut në kurth
Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në një intervistë për Euronews Albania se dështimi i inteligjencës izraelite në mosparandalimin e sulmit të së shtunës mund të shpjegohet vetëm me dezinformimin e tyre.
Sipas tij, ekziston mundësia që shërbimet izraelite të jenë futur në kurth duke u furnizuar me informacione të pasaktë nga shërbimet palestineze të inteligjencës të infiltruar mes tyre, deri në realizimin e këtij plani.
“Ishte befasi dështimi i sigurisë së Izraelit pasi gjithë opinioni kishte opinionin se Mosad ka të infiltruar brenda Hamasit. Edhe pjesa tjetër që merrej me parandalimin e goditjeve nga ajri. Më shumë se sa Mosad, më e madhe ishte propaganda, se mos të arrijë të parandalohet një organizim kaq i madh, që duhet të ketë marrë një kohë të gjatë. Ajo që mund të them është që shërbimet e inteligjencës palestineze kanë infiltruar njerëz në brendësi të Mosad duke dhënë informacione të gabuara deri në realizmin e këtij plani. E vetmja gjë që mund të pranohet është që shërbimet e Izraelit janë dezinformuar”, tha eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal