Gazetari zbulon strehën ku po fshihen liderët e Hamasit

11 Tetor 2023 | 11:12

Gazetari Attila Somfalvi, ka treguar për situatën e luftës në Izrael.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se janë dy fronte lufte, ku njëri është më pak aktiv dhe që ndodhet në Veri të Izraelit.

Më tej ai nënvizoi se liderë e Hamas-it po fshihen poshtë spitaleve dhe poshtë kopshteve, duke theksuar se Izraeli është angazhuar në luftë totale.

“Janë dy fronte, njëri aktiv dhe njëri më pak aktiv, fokusi sot është në rripin e Gazës. Hapat e parë që ushtria izraelite ka marrë ka qenë infrastruktura e Hamasit, të gjithë mendojnë se po shkojmë drejt një territori të vështirë ku trupat duhet të shkatërrojnë sa më shumë të munden.

Liderët e Hamas, fshihen poshtë spitaleve dhe poshtë kopshteve të fëmijëve, ndaj në mënyrë që të arrish tek ata, duhet të futesh brenda, duhet të luftosh dhe t’i shkatërrosh. Izraeli është angazhuar në një luftë totale. Ndryshimi është se ndryshe nga herët e tjera, Izraeli vendosi të futet në rripin e Gazës dhe të shkatërroj Hamas. Në rastet e kaluara kemi parë që Hamas e njeh fuqinë e ushtrisë izraelite ndaj për disa kohë do të qëndroj i heshtur dhe nuk do të bëjë më asgjë. Fronti i dytë që është më pak aktiv është  Veri të Izraelit, është 10% aktiv”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026

Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë

E ftuar në një lidhje live në Euronews, me gazetaren Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja paralajmëroi për një valë të fortë të nxehti në ditët...
10:15 | 16/06/2026

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026