A po trembet Erdogan nga lufta në Izrael? Gazetari jep detaje
Sokol Brahaj, gazetar në Turqi tha në një intervistë për Euronews Albania se retorika e ashpër e Erdogan ndaj ndërhyrjes së SHBA në konfliktin mes Hamasit dhe Izraelit lidhet me frikën e zgjerimit të kësaj lufte me shtete si Irani.
Sipas tij, vihet re një ndryshim në qëndrimin e Erdogan ndaj Izraelit, të cilin për shumë kohë ai e ka cilësuar si shtet terrorist që bën gjenocid, pasi Turqia po synon të marrë rolin e kryenegociatorit në këtë konflikt, njësoj si në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Deri tani, në deklaratat e hapura, Erdogan e ka cilësuar Izraelin shtet terrorist që bën gjenocid. Këto deklarata kanë qenë edhe para zgjedhjeve, por nëse e shohim 5 ditët e fundit, me hedhjen e raketave nga Hamas në Izrael, Erdogan ka qenë shumë i paanshëm në deklaratat e tij. Për herë të parë e thotë se Turqia është gati të jetë kryenegaociatore si në konfliktin Rusi-Ukrainë. Thirrjet që SHBA të qëndrojë larg konfliktit vjen pasi përshkallëzimi i luftës do merrte përmasa të mëdha se mund të përfshihet Irani, Hezbollah dhe gjithë rajoni. Frika e Ankarasë është se me ndërhyrjen e SHBA mund të ketë një zgjerim të luftës me Iranin, Libanin apo Egjiptin”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Mesazh Hamasit dhe Hezbollahut”, gazetari izraelit: Erdogan në situatë delikate
- Erdogan para kishës, kërkesa e tij për luftën në Izrael
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
- 19:05 Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)
- 18:55 Brazili tërheq ambasadorin nga Argjentina pas kritikave të Mileit për Lulën
- 18:34 Irani ndalon sulmet ndaj aleatëve të Uashingtonit, teksa SHBA-ja pezullon bombardimet
- 18:26 Lula: Tarifat e reja të SHBA-së të padrejta dhe një gabim strategjik
- 18:06 Waltz: Marrëveshja bërthamore varet nga anëtarësimi i Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit
- 17:50 Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)