Mediu: Të jemi të qartë me qëndrimin tonë, Izraeli e njeh Kosovën, Palestina jo
Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euroenws Albania ku tha se ne si vend duhet të kemi parasysh disa lëvizje të mëparshme politike para se të mbajmë qëndrime në lidhje bme luftën që po zhvillohet në rripin e gazës.
Ai tha se ne nuk duhet të harrojmë se Izraeli ka qenë një nga vendet e para që ka golur për genocidin serb ndaj Kosovës, e gjithashtu ky vend e ka njohur Kosovën si një shtet sovran e të pavarur, ndërsa Palestina nuk e ka njohur.
“Ajo që dua të them është se ka disa mënyra që lëvizin, një mënyrë është e marrëdhënieve të dukshme dhe një mënyrë është e marrëdhënieve të padukshme. Izraeli ka qëndruar pro Kosovës që në momentin kur Millosheviçi ka ushtruar genocidin mbi shqiptarët e Kosovës.
Një nga njerëzit që ka dalë e ka marrë qendrim publik mbi këtë çështje ka qenë Netanjahu, gjithashtu e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Patjetër që ne duhet të kemi vlerësimin tonë të drejtë në raport me këtë çështje.
Palestina nuk e ka njohur, arsyeve nuk po i hyj, por që Hamasi është një organizatë ushtarake e cila mori kontrollin e qeverisë Palestineze, në kundërshtim me politikën “paqësore” që ishte deri në atë kohë të autoriteteve palestineze për të arritur një marrëveshje dhe marrëveshje të cilat kanë njohur kohët e tyre pozitive.
Kjo është një tendencë për të krijuar një konflikt mes tokës arabe dhe Izraelit e ngjashme me konfliktin e 11 shtatorit e cila ndau pjesën islame nga pjesa kristiane”,-tha Fatmir Mediu.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 14:57 Veteranët e UÇK-së iu bëjnë thirrje protestuesve në Tiranë: Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së
- 14:51 Përvetësim i fondeve për qëllime personale, ish-kreu i Partisë Kombëtare Skoceze dënohet me 5 vite burg
- 14:47 Trump paralajmëron Europën, thërret Rutte në Shtëpinë e Bardhë: Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia
- 14:46 Dorëhiqet kryeministrja e Lituanisë Inga Ruginiene bashkë me kabinetin qeveritar
- 14:42 Katari: Dialogu me Iranin mbetet kyç për sigurinë e rajonit!
- 14:40 Hidratim apo avantazh taktik, rregulli i ri në Botëror ndez debat