Kreu i Hamasit: Palestinezët nuk do largohen në Egjipt, do qëndrojmë në tokën tonë

14 Tetor 2023 | 19:24

Udhëheqësi i Hamasit ka thënë se palestinezët nuk do të largohen nga Gaza apo Bregu Perëndimor dhe të evakuohen në Egjipt.

Ismail Haniyeh, i cili drejton organizatën militante islamike palestineze, i bëri komentet gjatë një fjalimi televiziv.

Në një pjesë të fjalimit duke iu drejtuar Egjiptit, ai tha: “Vendimi ynë është të qëndrojmë në tokën tonë”.

Deklaratat e liderit të Hamasit vijnë në një kohë kur Izraeli ka njoftuar nisjen e ofensivës ushtare mbi Gaza.

Situata në enklavë është përkeqësuar ndjeshëm, teksa ushqimi po reduktohet ndjeshëm.

Banorët nuk po furnizohen me ujë, energji elektrike dhe karburant, duke e bërë situatën tepër alarmante.

Nuk ka energji, ujë apo lëndë djegëse në Gaza dhe ushqimi po shkon “rrezikshëm”, ka paralajmëruar shefi i ndihmës i OKB-së.

Në një deklaratë të postuar për X, shefi i ndihmës së OKB-së, Martin Griffiths tha se spitalet atje janë “të mbingarkuara” dhe “duke u mbaruar pa ilaçe”.

Situata humanitare në Gaza po “bëhet me shumë shpejtësi e paqëndrueshme”, shkroi ai.

Griffiths tha se shtëpitë, shkollat, qendrat shëndetësore, si dhe vendet e adhurimit të Gazës janë bombarduar, me zona të tëra “të rrafshuara me tokë”.

Ai tha se retorika nga të dyja anët e konfliktit ka qenë “jashtëzakonisht alarmante dhe e papranueshme”.

“Edhe luftërat kanë rregulla dhe këto rregulla duhet të respektohen në çdo kohë dhe nga të gjitha palët,” tha ai, duke thënë se civilët duhet të lejohen të largohen për në zona më të sigurta.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026