Samiti i Berlinit në Tiranë, Rama: Do të diskutohet fqinjësia mes vendeve

15 Tetor 2023 | 18:40

Kryeministri Edi Rama së bashku me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, po mban një konferencë për mediat, një ditë para se të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë.

Në fjalën e tij Rama theksoi se në këtë samit nuk është synimi për diskutimin e luftës mes Izraelit dhe Hamasit si dhe për sulmin në veri të Kosovës, por do të ketë një hapësirë për të diskutuar çështjet e fqinjësinë në rajon.

“Samiti i Tiranës është në vazhdën e Procesit të Berlinit dhe është vizion i kancelares Angela Merkel e cila bëri bashkë liderët e Ballkanit Perëndimor të mblidhen bashkë dhe të ulen në një tryezë për të filluar një bashkëpunim për të ardhmen dhe ku bashkëpunim është i përcaktuar brenda kornizës së 4 lirive të BE-së që i japin vendeve mundësinë që të japin më shumë.

Të gjitha përpjekjet kanë shkuar e shkojnë në këtë drejtim. BE ka marrë një rol nën udhëheqjen e komisionit për të sjellë një kontribut konkret që është shumë i rëndësishëm. Kjo është risia më e madhe që i jep mundësi vendeve nga njëra anë që të aksesojë një fond ekstra te BE-së dhe të ketë hapësira të reja në tregun e përbashkët të BE-së. Kemi përcaktuar edhe një hapësirë për të diskutuar çështjet e fqinjësinë në rajon, por asgjë më shumë, sepse nuk është ky synimi. Vërtetë Tirana është kryeqyteti evropian i Ballkanit por nuk është kërthiza e Europës. Kërthiza e Europës është në Bruksel ku atje diskutohen këto tema”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026