Tensionet në Veri, Scholz: Vertetoi se duhen respektuar marrëveshjet nga dialogu

16 Tetor 2023 | 12:24

Kancelari gjerman Olaf Scholz mbajti fjalën e tij gjatë samitit të Procesit të Berlimit. Ai përshëndeti mikpritjen shqiptare, ndërsa komplimentoi përgatitjet për samitin.

Sipas Scholz takimet e nivelit të lartë dhe ministerialet e realizuara së fundmi në Shqipëri kanë qenë të shkëlqyera, ndërsa shtoi se Procesi i Berlinit do të ndihmojë në anëtarësimin e gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Ky vlerësim është po aq i vërtetë sot sa ka qenë edhe vjet. Procesi i Berlinit është një forum bashkëpunimi ku bashkëpunimi është i nevojshëm, pra kërkohet më shumë se kurrë. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka treguar edhe njëherë se sa e rëndësishme është të flasim në një zë të vetëm europian dhe që ne të bashkëpunojmë edhe më tej dhe e theksoj këtë çështje dhe siç e përmendët edhe ju në fjalimin tuaj është shumë e qartë në formë absolute që fakti që ne jemi të ulur këtu të gjithë së bashku, ne e dimë që kemi një situatë të re shumë të vështirë, jo shumë larg nesh që po ndodh tashmë, me agresionin e Hamasit kundër Izraelit dhe të gjitha pasojat që ka dhe do të mund të ketë. Krizat e shumëfishta në rajon, në Ballkanin Perëndimor kanë theksuar nevojën urgjente për të punuar me fortë së bashku dhe për të tejkaluar antagonizmat. Ka ardhur koha për të  tejkaluar konfliktet të cilat kanë vijuar për shumë më gjatë dhe që në fakt ju mbajnë ju në vend numëro. Përshkallëzimet e fundit në veri të Kosovës kanë vërtetuar sa e rëndësishme është kjo. Ne duhet të përfundojmë zbatimin e marrëveshjeve të cilat janë arritur me anën e dialogut të normalizimit të udhëhequr nga  BE dhe jam shumë i kënaqur që ky samit realizohet në një vend të Ballkanit Perëndimor,” – u shpreh Scholz.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026