Turqia kërcënon Serbinë: Kufijtë e Kosovës i mbrojmë ne-Eksperti zbërthen mesazhet

20 Tetor 2023 | 11:13

Drizan Shala ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku ka komentuar deklaratat e bërë nga Turqia, në mbrojtje të Kosovës.

Ai tha se garantimi i mbrojtjes së kufijve të Kosovës nga ana e Turqisë ka dy anët e saj, ajo është e mirë sa i takon politikës së brendshme të Kosovës, por në të ardhmen mund të ketë ndikime negativ në politikën e jashtme të saj.

“Gjeopolitika ka ndryshuar formën, diskursin dhe drejtimin. Në Ballkanin perëndimor mund të thuhet se kjo çështje tashmë i është lënë në dorë edhe vetë politikës së Erdogan, që ai mund të influencojë më tutje dhe të luajë rolin e tij dy-polarë sa i takon aspektit ekonomik, strategjik edhe në Serbi edhe në Kosovë.

Deklarimi i Ministrit të Mbrojtjes së kufijtë janë të pacenueshëm e të mbrojtur duhet të kuptohet në dy drejtime. Në kontekstin e brendshëm ajo do jetë fuqi për qeverinë aktuale të Kosovës, drejt avancimit të mbrojtjes së integritetit territorial, përmes zbatimit të ligjit në atë pjesë. Në kontekstin e jashtëm mund të themi se rrëshqitja aktuale gjeopolitike mund të krijojë pengesë në të ardhmen”,-tha Drizan Shala.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026