“Berisha i braktisur në ditën më të vështirë”, Kulla: Vetëm 50 vetë iu përgjigjën
Politologu Ilir Kulla tha në një intervistë për Euronews Albania se Sali Berisha u braktis në ditën më të vështirë nga mbështetësit e tij.
Sipas tij, Berisha duhet ta priste që do të vinte kjo ditë në momentin që u detyruar të votonin me 140 vota reformën në drejtësi, por ai nuk e priste që do të braktisej në ditën më të vështirë të jetës kur po i sulmohen familjarët e tij.
“Dje e pashë të vrarë Berishën në daljen publike se për herë të parë pa që në një ditë të vështirë, ku priste të mbushur selinë e PD me mijëra vetë, por aty u mblodhën apo jo nja 50 vetë, edhe ata funksionarë të PD. Është ajo ditë e vështirë që i është druajtur gjithmonë, t’i sulmojnë familjarët. Berisha e di që nuk shkon në burg, ai është 80 vjeç, nëse e godasin te familjarët që janë pika e dobët e tij, ai priste mbështetje”, tha Kulla.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës