Dokumenti| Zbardhet shuma e parave të sekuestruara Malltezit në 6 llogaritë bankare

23 Tetor 2023 | 19:33

Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka sekuestruar shuma parash të Jamarbër Malltezit, dhëndërit të Sali Berishës në 6 llogari bankare.

Euronews Albania ka siguruar dokumentin, ku duket se shumat e sekuestruara nga 6 llogari bankare arrijnë vlerën totale afro 250 mijë euro.

1-Shuma prej 63.657.10 euro

2-Shuma prej 2.699.428.46 lekë

3-Shuma prej 29.259.43 dollarë

4-Shuma prej 62.018.49 euro

5-Shuma prej 45. 705.66 euro

6-Shuma prej 26.492.72 euro

Këto janë vlerat e sekuestruara nga 6 llogaritë bankare të Jamarbër Malltezit. Në total nën sekuestro janë vendosur 25 pasuri, prona të paluajtshme si edhe 6 llogari bankare. Malltezi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash” në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026