“Vuçiç po tërhiqet”/ Eksperti: Ja kush po përgatitet të marr pushtetin
Eksperti Drizan Shala ka komentuar situatën në Veri të Kosovës dhe politikat që po ndjek Serbia.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se një nga klanet kryesore që kanë ndikuar dhe tek procesi politik ishte Klani i Zemunit.
Më tej ai shtoi se Klani i Novi Sad nuk është se ka një bazament të tij në aspektin mafioz, por më shumë i referohet një faze të re.
“Një nga klanet kryesore që kanë determinuar dhe procesin politik ishte Klani i Zemunit që në kuadër të këtij klani kanë vepruar dhe 25 grupe të caktuara. Të gjitha këto formacione i kanë ndihmuar në kohë të caktuara dhe ndikime të caktuara politike për të avancuar interesat e tyre drejt realizimit të një interesi të përbashkët që është mbajtja e situatës së tensionuar. Pjesë përbërëse e këtij plani, ishte Aleksandër Vuçiç, Aleksandër Vulin, por dhe vëllai dhe djali i Vuçiç.
Klani i Novi Sad nuk është se ka një bazament të tij në aspektin mafioz, por më shumë i referohet një faze të re. Udhëheqësi i Ministrisë së Mbrojtjes vjen nga Novi Sad, ka udhëhequr këtë qytet. Ky është një ndryshim politik i klanit të tij. Është një ndryshim epokal të ndryshimeve politike”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor