Avokati: Berisha rrezikon masë më të rëndë sigurie nëse nuk shkon në gjykatë
Avokati Arbër Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se Sali Berisha rrezikon një masë më të rëndë dënimi nëse refuzon të paraqitet në GJKKO.
Hoxha sqaroi se në kushtet kur ai është deputet i kuvendit dhe ka imunitet, nuk ka gjasa që të shoqërohet me forcë, por prokurorët mund të kërkojnë një masë shtrënguese më të fortë siç është ajo e arrestit shtëpiak.
“Në këtë rast është për të keqen e tij nëse nuk shkon vullnetarisht në ambientet e gjykatës. Prokurorët e çështjes mund t’i drejtohen kuvendit për ndryshimin e masës së sigurimit që më pas do të jetë më e rëndë. Druaj se kjo gjë do të ndodhë, pra kushdo që e ka këshilluar Berishën, e ka këshilluar gabim. Mund të merret masë më e fortë shtrënguese, që është ajo e arrestit të shtëpisë”, sqaroi avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut